18:39 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Klea më se e dashuruar, do t’i kushtoi këngë Elgdit Dodës

Bukuroshja e ekranit Klea Huta, njëkohësisht prezantuese dhe aktore, është ndër më të ndjekurat nga publiku shqiptar, me një numër të madh fansash në Instagram.

24 vjeçarja , kohët e fundit, përveç të tjerave, i është përkushtuar edhe karrierës së saj si këngëtare, në të cilën duket se po e ndihmon kantautori i famshëm Elgit Doda.

Me këtë tëfundit prezantuesja ka dhe një lidhje dashurie, e cila sapo u bë publike, tërhoqi dukshëm vëmendjen e publikut shqiptar.

Disa kohë më parë, Klea na ka bërë me dije në Instagram se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor, por duket se nuk bëhet fjalë vetëm për një këngë.
Në emisionin Chaud Patate në Radio NRG, eshtë thënë se prezantuesja është duke përgatitur katër këngë të reja. Dy prej tyre janë bashkëpunime me një reper nga Kosova, si dhe me një DJ të njohur shqiptar.