23:37 / E Diele, 01 Nëntor 2020 / Blerim

Kleriku radikal islamik nga Pakistani, i bën thirrje qeverisë pakistaneze të përdorë bombën atomike kundër Francës

Politikani dhe kreriku radikal islamik pakistanez Allama Khadim Hussain Rizvi i bën thirrje qeverisë pakistaneze të përdorë bombën atomike ndaj Francës për shkak të karikaturave të profetit Muhamed.

Në një video të postuar në kanalin e tij zyrtar në YouTube më 24 tetor, 2020, politikani dhe kleriku islamik pakistanez Allama Khadim Hussain Rizvi i kërkon qeverisë pakistaneze të deklarojë Xhihadin kundër “atyre që shpifin për Profetin Muhamed.” Ai i bëri thirrje Pakistanit të përdorë bombën aotmike kundër Francës.