Kleriku radikal serb del lirshëm në rrugët e Prizrenit, futet në lokalin “Tetova”

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, që do të shugurohet në Manastirin e Patrikanës së Pejës në Kosovë më 14 tetor, ka vizituar Prizrenin.
Në një video të publikuar në Twitter, ai shihet së bashku me Teodosijen dhe personalitete të tjera të Kishës nëpër rrugët e Prizrenit, transmeton Indeksonline
“…duke bashkëvepruar miqësisht dhe duke biseduar me njerëzit dhe duke blerë disa produkte shtëpiake. Ai erdhi me mesazhin e paqes”, thuhet në njoftimin e Kishës serbe.
Kujtojmë se Patriarkana e Pejës është tradicionalisht vendi ku marrin detyrën patriarkët serbë.
Patriarku Porfirije deklaroi në shkurt të vitit 2021, menjëherë pas ngjitjes në fron, se prioritet i parë për të dhe për Kishën do të jenë “serbët e vuajtur në Kosovë, të cilët jetojnë në unitet të pathyeshëm me serbët kudo në botë”.
Patriarku i ri i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, tha se për të dhe për Kishën në vend të parë do të jenë serbët e vuajtur në Kosovë, që jetojnë në unitet të pandashëm me serbët kudo në botë.
“Shqetësimi më i madh për mua dhe Kishën tonë do të jetë ‘Kosova dhe Metohia’ jonë e shumëvuajtur, Jerusalemi ynë shpirtëror. Kosova dhe Metohia për serbët nuk është thjesht një mit, sepse miti i përket botës së imagjinatës dhe aty mund të humbësh dhe të fitosh”.
“Kosova është besëlidhja jonë, një besëlidhje e lidhur me Dhjatën e Re, themeli i së cilës është shenjtëria”, tha Porfirije.
Ai kujtoi se të rinjtë në Serbi shpesh këndojnë se Kosova është zemra e Serbisë dhe tha se zemra është një organ i jetës dhe dashurisë.
“Pra, në Kosovën tonë ka vend për të gjithë, sepse në zemër mund të qëndrojnë të gjithë”, tha Porfirije. /Indeksonline/
VIDEO