Klienti gjen miun e ngordhur brenda paketës së orizit
Një klient i Lidl mezi priste të hante një pako të shijshme të orizit ‘Pilau’.
Por një tronditje iu dha atij në momentin kur zbuloi një mi të ngordhur brenda.
Richard Leech sapo ishte ulur për të ngrënë darkë me gruan e tij kur bëri zbulimin e çuditshëm, transmeton Indeksonline.
Imazhet tronditëse tregojnë se si miu qëndron në oriz.
“Hi LidlUK, pyes veten nëse mund të më lejoni të di se ky miu erdhi në paketën time të orizit. Tani shtëpia ime ka aromë miu të gatuar dhe gruaja ime ka të vjellura të pakontrollueshme”, ka shkruar klienti.
Një anëtar i ekipit të supermarketit të njohur iu përgjigj atij duke thënë se nëse mund ta shoh këtë shkrim t’i kontaktojë dhe do të merren me rastin./Indeksonline/