Besnik Berisha e vlerëson të lartë dënimin ndaj Shaban Gogajt, paralajmëron ankesë

I akuzuari për vrasjen e Agonis Tetajt, Shaban Gogaj, është dënuar të premten nga Gjykata Themelore në Pejë më 7 vjet e gjashtë muaj burgim.
Avokati i Gogajt, Besnik Berisha, ka vlerësuar të lartë vendim e Gjykatës, kështu duke theksuar se do të apelojnë përsëri kërkesën.
Berisha tha se do të bëjnë ankes vetëm mbi lartësin e vendimit, pasi klienti i tij është deklaruar fajtor për vrasje nga pakujdesia dhe sipas Berishës nuk synojmë të apelojnë kualifikim ligjor, përcjell IndeksOnline.
I ndjeri, Agonis Tetaj, ishte qëlluar me armë zjarri më 23 shtator të vitit 2018 në vendin e tij të punës nga Shaban Gogaj, djali i pronarit të firmës ku ishte angazhuar tashmë i ndjeri.
Gjykata Themelore në Pejë më 14 tetor 2022 kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, duke e dënuar kështu me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia të Agonis Tetajt.