75 Mall Live Search
10:58 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Klina bëhet me drejtor të ri, pjesëtar i LDK-së

Komuna e Klinës është përcaktuar për drejtorin e ri. Indeksonline mëson se Enver Gashi do të jetë drejtor i ri i Arsimit në Klinë.

Gashi do të zëvëndësojë të shkarkuarin nga kjo pozitë, Arben Limanaj.

Drejtori në ardhje, Enver Gashi, aktualisht është këshilltar në Kuvendin Komunal nga LDK-ja.

Numri një i Komunës, Zenun Elezaj, ka thënë për Indeksonlinen pak ditë më parë se ndodhen në fazën e reformatimit dhe se të gjithë drejtorët janë nën monitorim./Indeksonline/