17:35 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Klina bëhet me një “lum” më shumë, qyteti vërshohet nga uji

Ka mjaftuar një rrebesh shiu që qyteti i Klinës të vërshohet nga uji.

Një nga rrugët kryesore është mbushur nga uji duke pamundësuar kalimin e qytetarëve, por edhe të makinave.

Kjo fotografi tregon më së miri gjendjen në qendër të Klinës pas reshjeve të shiut.

Pamje të tilla shpesh hasim në vendin tonë, veçmas në kryeqytet sa herë që bie shi./Indeksonline/