10:15 / E Mërkurë, 06 Tetor 2021 / k.v

Klina e Mesme, Tërrnavci, Luboveci e Syrigana fuqishëm me Bekim Jasharin

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i cili po garon edhe për një mandat, po merr mbështetje të madhe në fshatrat e Skenderajt. Ai mbrëmë ishte në Klinë të Mesme, Tërrnavc, Lubovec e Syriganë.

“Përkrahja që po marrim në çdo cep të komunës është mesazh i qartë që në zgjedhjet e 17 tetorit do të dalim bindshëm fitues dhe faqebardhë”, ka thënë Jashari.

Statusi i plotë i Bekim Jasharit:

Klina e Mesme, Tërrnavci, Luboveci e Syrigana fuqishëm me Idealin tonë

Mbështetës të shumtë të Listës sonë triumfuese, Ideal për Skenderaj, na mirëpriten në Klinë të Mesme, Tërrnavc, Lubovec e Syriganë para të cilëve prezantuam programin tonë zgjedhor, për mandatin e dytë qeverisës.

Me qytetarët e këtyre fshatra bashkëbiseduam lidhur me projektet  e shumta që kemi realizuar gjatë mandatit të parë dhe shumë projekteve tjera zhvillimore që do të realizojmë gjatë mandatit të dytë qeverisës. 

Përkrahja që po marrim në çdo cep të komunës është mesazh i qartë që në zgjedhjet e 17 tetorit do të dalim bindshëm fitues dhe faqebardhë.

Bashkë për Idealin tonë!

#idealpërskenderaj. #ideal113