Klina merr pamjen festive, si një qytet perëndimor
Qyteti i Klinës ka marrë pamje festive në prag të ndërrimi të mot-moteve.
Kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj ka publikuar pamje të bukura nga dekorimi i kësaj komune i cili po ngjason me një qytet perëndimor.
“Dekorimet për Festën e Vitit të Ri dhe Krishtlindjet i kanë dhënë qytetit një pamje më të bukur dhe festive. Me ardhjen e shumë bashkatdhetarëve për festat e fundvitit, qyteti ka marrë një gjallëri dhe hijeshi të veçantë, e cila i kishte munguar”, ka shkruar Elezja, raporton IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Pamje nga dekorimi i qytetit për festat e fundvitit
Në prag të festave të fundvitit, së bashku me nënkryetarin Fadil Gashi, kryesuesin e kuvendit Enver Berisha, drejtorin e Shërbimeve Publike, Qëndrim Millaku, dhe bashkëpunëtorë, kemi bërë ndezjen simbolike të dritave festive në qytet.
Dekorimet për Festën e Vitit të Ri dhe Krishtlindjet i kanë dhënë qytetit një pamje më të bukur dhe festive. Me ardhjen e shumë bashkatdhetarëve për festat e fundvitit, qyteti ka marrë një gjallëri dhe hijeshi të veçantë, e cila i kishte munguar.
Projekti për dekorimin e qytetit është financuar nga buxheti i Komunës së Klinës, përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjente.

