19:11 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

Klina ndihmon me ilaçe serbët e kësaj komune

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se në kohë pandemie solidarizimi është më se i nevojshëm.

Ai ka treguar që sot kanë dhuruar edhe për të sëmurët e komunitetit serb në këtë komunë.

“Atë që kemi në këtë kohë, e ndajmë edhe me të tjerët .
Sot dhuruam ilaqe për të sëmuerit e komunitetit serb në Klinë “, ka shkruar Sejdiu.

Ndryshe, Klina është një nga komunat e para të prekura me COVID19, po që fatmirësisht situata po menaxhohet mirë atje, duke bërë që deri tani të jenë vetëm 4 raste, një paciente e shëruar.

Ndërsa 2 infermiere gjithashtu janë infektuar me COVID19, njëra nga Ujmiri që punon në Klinikën Infektive dhe tjetra nga Qabiqi që shërben në Spitalin Amerikan./Indeksonline