22:46 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Klina vazhdon me sukses luftën ndaj COVID19: 3 testet e fundit rezultojnë negativ

Ditëve të fundit ka pasur rënie në numrin e të infektuarve në Kosovë, ndërsa sot ka qenë vetëm një rast pozitiv, e sipas IKSHPK-së 28 pacientë tashmë janë shëruar nga COVID19.

Drejtori i Shëndetësisë në Klinë, Hekuran Sejdiu ka dhënë një lajm të mirë për banorët e kësaj komune.

Ai ka treguar se nga 3 testet e bërë sot, të gjitha rezultuan Negativ.

Ky është postimi i tij:

SUPER LAJM

SOT NË KOSOVË VETĒM NJË RAST ME COVID-19!
➡️Tre qytetarët nga Klina të testuar sot rezultuan NEGATIV

✅ QYTETARË TË NDERUAR!
JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!