75 Mall Live Search
10:45 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / OSH

Klinaku: Aktakuzën për Veselin e mora vesh përmes mediave, veprimet e Speciales janë antikushtetuese

Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinikau ka reaguar lidhur me konfirmimin e aktakuzës nga Specialja drejt kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Klinaku deklaroi se lufta e UÇK-së, është e pastër dhe se askush nuk do të mund ta dëmtojë atë.

Klinku tha se këtë informacion e mori vesh përmes mediave dhe se çështja është se të gjitha këto veprime që po i bën kjo gjykatë janë antikushtetuese.

“Natyrisht që ne jemi duke i bërë përpjekjet tona që përmes deputetëve të Kuvendit të Kosovës ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim “,tha Klinaku në T7.