75 Mall Live Search
23:39 / E Hënë, 05 Korrik 2021 / AR

Klinaku del me një thirrje për institucionet qendrore e lokale

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku u ka bërë thirrje institucioneve qendrore e lokale që t’i njohin vërtetimet e lëshuara nga Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së, duke filluar nga muaji gusht.

Përmes atyre vërtetimet, Klinaku thotë që t’iu mundësohet realizimi i të drejtave dhe benificioneve që iu takojnë me ligj këtyre kategorive, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Thirrje institucioneve qendrore e lokale:

Të nderuar,

Duke filluar nga muaji gusht i këtij viti, iu bëjë thirrje që t’i njihni vërtetimet e lëshuara nga Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së, e përmes atyre vërtetimeve t’iu mundësohet realizimi i të drejtave dhe benificioneve që iu takojnë me ligj këtyre kategorive.

Arsyetim

20 këshilltarë të emëruar e zyra për kategoritë e dalura nga lufta e UÇK-së mbahet ende e mbyllur, edhe pasi ka kaluar 100 ditëshi i kësaj qeverie.