75 Mall Live Search
13:23 / E Enjte, 07 Tetor 2021 / LB

Klinaku: Është dashur që edhe unë të jem në Hagë bashkë me Nasimin e Hysnin

Sot kur ka filluar gjykimi ndaj ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj në Gjykatën Speciale në Hagë, kreu i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, shprehet se edhe ai është dashur të ishte sot në Hagë.

Këtë deklaratë, Klinaku e ka bërë në profilin e tij në Facebook “edhe unë është dashur që të jem atje prej fillimi bashkë me shokët Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Klinakut:

Edhe unë është dashur që të jem atje prej fillimi bashkë me shokët Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Ndërsa, për shkak të daljes së skandaleve të tyre dhe mos hetimit të kësaj çështje, do të duhej që të ketë arrestime të prokurorëve.