15:31 / E Shtunë, 31 Korrik 2021 / OSH

Klinaku: Hysnin e Nasimin i arrestuan dhe i dërguan në Hagë pa asnjë dokument identifikimi

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka folur për refuzimin e vizave për familjarët e Hysni Gucatit, të cilët kërkuan që ta vizitojnë babanë e tyre në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Sipas tij, refuzimit i vizave për çështje financiare nuk është arsye, ndërsa thotë se autoritetet holandeze kanë vepruar politikisht.

“Po dëshmohet se kjo gjykatë nuk është e Kosovës, qysh e kemi thënë qysh në fillim. Me moslejimin e vizitave, duke u thirrur gjoja në cështje financiare, me këtë gjë iu shkelën të drejtat e njeriut familjarëve, që e kanë të lejuar ta vizitojnë familjarin e tyre në burg. Po të ishin autoritett holandeze po të ishin demokratike, i kanë arrestuar dhe i kanë dërguar në Hage pa dokumente te identifikimit, qysh ata i kanë lejuar të futen në burg pa dokument”, tha Klinaku.

Ai thotë se familja e Hysni Gucatit qe një muaj janë duke u munduar që ta vizitojnë atë.

“Që një muaj janë duke u mudnuar që të shkojnë në vizitë te Hysniun. Familja e Hysni Gucatit nuk shkojnë në burgun e Hagës për të bërë biznes. Autoritetet Holandeze kanë vepruar politikisht”, shtoi Klinaku.