75 Mall Live Search
13:49 / E Diele, 18 Shtator 2022 / LB

Klinaku i reagon Kurtit që përmendi sërish luftën në Kosovë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili sërish përmendi mundësinë për një luftë në Kosovë në një deklaratë për një gazetë kroate.

Shefi i qeverisë tha përsëri se Serbia aktualisht po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina.

E për këtë çështje ka reaguar Klinaku i OVL-UÇK.

Ai në Facebookun e tij ka shkruar se “kjo çështja e luftës po bëhet si çështja e atij bariut që nuk i besonte më askush se ujku po ia han delet”.