Klinaku: Kemi përgjues në zyrë, dyshoj se ka edhe kamera të vendosura nga Specialja

Faton Klinaku nga OVL-UÇK, ka thënë se dyshon që kanë kanë përgjues në zyrë të OVL-së.
Madje, ai thotë se dyshon se janë të vendosura edhe kamera në zyrat e OVL-UÇK. Kjo deklaratë e Klinakut vjen pasi sot Specialja ka kryer disa arrestime.
“Natyrisht që kemi përgjues brenda, sepse unë kur kam hyrë aty i kam gjetë ato pllakat e hequra dhe e di që ka përgjime, me prek nuk ia peku, le të përgjojnë sa dojnë. Bile dyshoj që edhe kamera ka aty”, ka thënë ai në T7.
Këta janë duke e penguar drejtësinë, kanë shantazhu e kërcënu dëshmitarët kemi shumë raste që i kanë shantazhu dëshmitarët që qëllim e kanë që ta stërzgjatin mandatin sepse i kanë pagat e majme, ka shtuar më tutje ai./Indeksonline/