75 Mall Live Search
13:23 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Klinaku kishte paralajmëruar aktivizimin e Amerikës në çështjen e Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku e kishte paralajmëruar pak ditë më parë aktivizimin e Amerikës në çështjen e Kosovës.

Me një status në Facebook, Klinaku kishte thënë se Trump është gati për të ndërhyrë në këtë çështje.

“More, për që nuk ka me i pyet kush kurgjë këta që janë kundër reciprocitetit e ridefinimit të kufijve, këtë e di me siguri, por, sherri i tyne, po më duket që edhe ata që janë “për” nuk ka me i pyet kush gjë! USA (Trump) is ready! “Nuk mund t’ju presim tërë jetën” – kanë thënë” kishte shkruar Klinaku.

Dy ditë më pas, presidenti Donald Trump i kishte shkruar letër presidentit Thaçi me anë të së cilës kërkonte arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, pas së cilës i pari i SHBA-ve do t’i priste në zyret e Shtëpisë së Bardhë dy presidentët, Thaçi e Vuçiq./Indeksonline/