75 Mall Live Search
12:33 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / OSH

Klinaku: Kjo gjykatë është politike, me veprimin e sotëm ata po tregojnë se janë jo serioz

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Faton Klinaku, tha se Gjykata Speciale është treguar jo serioze pasi nuk ka kthyer pajisjet që i kishte marrë gjatë bastisjes në zyrat e tyre gjashtë muaj më parë.

Klinaku në një konferencë shtypi, të mërkurën, tha se nga kjo gjykatë janë njoftuar që sot do t’i marrin ato pajisje, por që nuk u janë dhënë.

“Nesër bëhen gjashtë muaj ku i kanë arrestuar e ku i kanë konfiskuar edhe shtatë pajisje dhe një pajisje që kanë pasur filmime nga kamerat. Ne na kanë thirrur nga Haga për të na thënë se do t’i sillnin ato pajisje që i kanë konfiskuar para gjashtë muajsh. Ne sipas organizatës shumë herë kemi thënë qe kjo gjykatë është politike dhe me çështjen e sotme ata po e tregojnë që janë jo seriozë”.