Klinaku: Lufta e UÇK-së u bë për liri, jo për pushtet
Ish-luftëtari i UÇK-së, Faton Klinaku ftuar sonte në emisionin “Politiko”, ka deklaruar se lufta është bërë për liri dhe çlirim, e jo për pushtet.
Duke komentuar paraqitjen e Hashim Thaçit në seancën përfundimtare të Gjykatës Speciale në Hagë, Klinaku tha se mesazhi i ish-presidentit ishte i qartë.
Sipas tij, deklarata e Thaçit se “të vetmin kundërshtar e ka Millosheviqin” nënkupton se kundërshtari i vetëm ka qenë pushtuesi serb.
“Luftën e kemi bërë për çlirim, e jo për të ardhur në pushtet, siç po akuzohen sot”, ka thënë Klinaku në emision.

