17:52 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Klinaku- ndërkombëtarëve: Mos iu bëni presion institucioneve dhe deputetëve (Video)

Veteranët kërkojnë që ndërkombëtarët të mos bëjnë presion dhe t’i lënë institucionet e Kosovës që të kryjnë punën e tyre.

Kështu thotë sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku në emisionin “Fakt Plus”. Ai shton se edhe reagimet e tyre janë kundër rregullave të shtetit.

“Roli i bashkësisë ndërkombëtare qysh në fillim ka qenë demokratizimi i shoqërisë dhe institucioneve vendore prandaj duhet t’i lënë të qeta institucionet e Kosovës të ushtrojnë detyrën e tyre. Nuk ka nevojë ambasadorët të bëjnë presion ndaj deputetëve dhe politikës sepse ata e kanë Kushtetutën përpara dhe i obligon Kushtetuta t’i kryejnë detyrat e tyre”, tha Klinaku.