20:16 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Klinaku nga OVL: Flamurin e UÇK-së s’e ka vendosur asnjë Qeveri, por qytetarët – mos manipuloni

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, është deklaruar pas disa raportimeve se është larguar flamuri i UCK-së nga shtizat që ndodhen para hyrjes së Qeverisë.

“Asnjëherë dhe nga asnjë qeveri nuk është vendosur flamuri i UÇK-së në ndërtesën e saj, por janë vendosur flamuj të tjerë qofshin ata edhe pa ndonjë shije”, është shprehur Klinak përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Pas deklaratave skandaloze të këshilltarit të Kurtit, atë flamur e kanë vendosur qytetarët, prandaj mos manipuloni me publikun sepse nuk po iu ka hije”.

Image may contain: outdoor
Image may contain: one or more people, sky and outdoor