75 Mall Live Search
10:03 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / MSH

Klinaku: Nuk e heq postimin, nuk ka vepër penale…!

Faton Klinaku është deklaruar përpara mediave, pas përfundimit të seancës së shqyrtimit fillestar për rastin e kanosjes ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Pasi në seancë vlerësoi se nuk sheh se ka kryer ndonjë vepër penale, Klinaku e përsëriti këtë deklaratë edhe në oborrin e gjykatës, shkruan IndeksOnline.

“Sa i përket aktakuzës, konsideroj se kurrfarë vepre penale s’ka dhe postimet e mia, postimi im, që ka qenë i përsëritur, natyrisht se figuron ende. Para dy vjetësh e kam postu në Facebook dhe nuk e heq sepse s’ka vepër penale. Ne luftën e kemi bërë. Si pjesëtarë të UÇK-së e kemi bërë që ta kemi shtetin, ta kemi sistemin e drejtësisë, prandaj është obligim ligjor i çdo qytetari të Republikës së Kosovës që t’i përgjigjen secilit qytetar sepse para ligjit duhet të përgjigjemi secili”, deklaroi Klinaku.

Prokurori i rastit e lexoi sot aktakuzën, ku u shpalos se të dytë, Klinaku dhe Selmani, e kanë kanosur me jetë të dëmtuarin Kurti, nëpërmjet profileve të tyre personale në rrjetin social Facebook.

Në mes të tjerash, u lexuan fjalë për fjalë postimet e Klinakut, që deklaroi se më përpara e vret Albin Kurtin sesa që i lëshon rrugën.

Si Klinaku, ashtu edhe Selmani mohuan akuzat, duke u deklaruar si të pafajshëm.