75 Mall Live Search
14:25 / E Enjte, 30 Prill 2026 / MSH1

Klinaku, për zgjedhjen e presidentit: E vetmja zgjidhje me i thanë popullit “jepnani 80 deputetë”

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Abdullah Klinaku, ka vlerësuar se me 66 deputetë nuk zgjedhet presidenti.

Sipas tij, e vetmja zgjidhje në këtë situatë do të ishte nëse LVV-ja ka 80 deputetë në legjislaturën e radhës, shkruan IndeksOnline.

“Me e pasë një reflektim, unë po mendoj që me 66 deputetë nuk mundesh me e zgjedhë presidentin. E vetmja zgjidhje është me hi në zgjedhje edhe me i thënë popullit “na vyjnë 80 deputetë, jepnani 80 deputetë dhe po e kryejmë edhe presidentin”. A mundemi me i marrë – varet nga vullneti i popullit” deklaroi Klinaku, në “Këndin e debatit”.

Kujtojmë se në mungesë të kuorumit u pamundësia zgjedhja e presidentit të vendit, me ç’rast u shpërnda Kuvendi.