23:08 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Klinaku publikon urdhërin që e ftoi në EULEX: I dërgon përsëri mesazh

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka publikuar numrin dhe mesazhin që i është dërguar në këto orë të vona, kinse i është adresuar një email që përmban urdhërin e gjykatësit për thirrje për t’u paraqitur në Policinë e Eulex-it në Kosovë.

Klinaku ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit të hetojë se nga kush po bëhet ky veprim, shkruan IndeksOnline.

Postimi:

Provokimet, shqetësimet e panjohura për mua në adresën, telefonin tim personal, nuk kanë të ndalur në këto orë të vona!
Kërkoj nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit që t’i hetojë se nga kush dhe përse bëhen këto.