22:16 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / OSH

Klinaku reagon pas ftesave të reja Specialja: Para bankës së akuzës duhet të gjendet pushtuesi serb e jo lufta jonë çlirimtare

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas ftesave të reja nga Gjykata Speciale.

Përmes një postimi, Klinkau u shprehë se në bankën e të akuzuarve duhet të jenë pushtuesit serb e jo lufta jonë çlirimtare, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Kohëve të fundit është shpeshtuar ardhja e ftesave nga gjykata speciale. Qëndrimi jonë si OVL e UÇK-së ka qenë dhe është se nga një gjykatë politike mund të ftohet secili pjesëtar i UÇK-së. Lufta për liri është e drejtë e çdo populli të robëruar dhe nuk ka gjyq që e dënon. Para bankës së akuzës duhet të gjendet pushtuesi serb e jo lufta jonë çlirimtare.