23:11 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Klinaku selam Gucatit dhe Haradinajt: Së shpejti bashkë, ose këtu ose atje!

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku u ka dërguar mesazh nga distanca kreut të organizatës, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit, Nasim Haradinajt.

Ata gjatë ditës së sotme janë arrestuar nga EULEX-i, ndërsa janë dërguar në Hagë, shkruan Indeksonline.

Klinaku postoi një fotografi në Facebook ku shihet krahas Avni Klinakut dhe Faik Fazliut, ndërsa ka etikuar Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

“Së shpejti bashkë, ose këtu ose atje!”, ka shkruar ai.