16:36 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Klinaku telefonohet nga Specialja: S’pranova të flas veç në shqip dhe s’e njoh këtë gjykatë

Faton Klinaku, sekretar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,përmes një postimi të bërë në FB ka njoftuar se ka marrë një thirrje telefonike nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

I njëjti madje ka thënë se s’ka pranuar të flas në ndonjë gjuhë tjetër, përveç gjuhës shqipe, derisa ajo çfarë ka arritur të kuptojë është se i kanë kërkuar të nënshkruaj diçka.

“Më thirrën në telefon dhomat e specializuara të gjykatës speciale dhe më thanë ti flet gjermanisht por ju thashë po por nuk dua të flas, më thanë ti flet anglisht po thashë por nuk dua të flas. Më thirrni vetëm me përkthyes. Çka unë e kuptova, më thanë se duhet të nënshkruaj diçka.
Ju e dini që ne nuk e njohim dhe kjo gjykatë speciale nuk ka më mandat”, shkruan Klinaku.

Edhe avokati Tomë Gashi, ka njoftuar se Specialja i kanë kërkuar atij dhe Klinakut të lajmërohen në policinë e Eulex-it, por që asnjëri nga ta s’do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje./Indeksonline