75 Mall Live Search
09:09 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / OSH

Klinaku thotë se mund të ketë arrestime nga bastisjet e sotme të Speciales

Sekretari i organizatës së veteranëve, Faton Klinaku ka reaguar pas bastisjes së EULEX-it në shtëpinë e ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqit.

Klinaku ka shkruar në Facebook se Specialja po vazhdon spektaklet e saj.

“Gjykata ilegale Speciale vazhdon spektaklet e saj. Ajo kryen bastisje në shtëpinë e ish zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi, e dëshmi i merr edhe librat e botuar. Për sa kohë që do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh”, ka thënë ai.