Klinë/ E plagosi gruan, rrugës për në QKMF vetëaksidentohet dhe përfundojnë të dy në spital

Për veprën penale “Vrasje në Tentativë” një person është arrestuar në Perqevë të Klinës.
Rasti ka ndodhur dje, derisa i njëjti ka plagosur me pistoletë bashkëshorten e tij, ndërsa gjatë transportimit të viktimës për në QKMF, i dyshuari ka shkaktuar vet-aksident, e si pasojë të dy janë lënduar.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë:
VRASJE NË TENTATIVË
Fsh. Perqevë, Klinë 29.07.2020 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka plagosur me pistoletë bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari gjatë transportimit të viktimën me veturë për në drejtim të QKMF, ka shkaktuar vet-aksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar dy pasagjeret, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Viktima me ndihmën e shpejtë është dërguar në Spitalin e Pejës. Është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.