Klinë: Gjenden afro 100 kg mish në një veturë pa kushte minimale për transport

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti ka transportuar 96 kg mish pa plotësuar kushtet minimale për transport, shkuan IndeksOnline.
Sipas, raportit të Policia, inspektorët e AUVK-it kanë asgjësuar produktet.
“Fsh. Gremnik, Klinë 16.06.2022 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur duke u transportuar produkte të ndryshme të mishit (96 kg) pa plotësuar kushtet minimale për transport. Inspektorët e AUVK-it kanë bërë asgjësimin e produkteve. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/