75 Mall Live Search
09:07 / E Hënë, 11 Shtator 2023 / L K

Klinë, gjendet i shtrirë në rrugë, vdes në spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se në komunën e Klinës dje rreth orës 18:40, një person është gjetur në rrugë i shtrirë.

Rasti është duke u hetuar.

 “Raportohet se viktima mashkull kosovar është hasur i shtrirë në rrugë, njësitë policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, viktimës iu është dhënë ndihma e parë pastaj është dërguar në spitalin rajonal të Pejës. Mjeku përgjegjës në spitalin e Pejës ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës, shkruan IndeksOnline.