75 Mall Live Search
13:44 / E Mërkurë, 06 Maj 2026 / MSH1

Klinë: Një veturë aksidentohet me trenin, lëndohet një person

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Shëngjergj të Klinës.

Një veturë është përplasur rëndë me trenin, në hekurudhë, raporton IndeksOnline.

Burimet bëjnë me dije se një person ka pësuar lëndime trupore. Ai po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në Spitalin e Pejës.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, teksa njësitet relevante po merren me hetimet.