75 Mall Live Search
15:42 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / LB

Klinë/ Qytetari e gjen kuletën me 1700 euro, e dorëzon në Polici

Me datë 17.07.2025, në Stacionin Policor Klinё, ёshtё paraqitur qytetari Afrim Hoti nga Klina sё bashku me vajzën e tij e cila e kishte gjetur njё kuletё nё sheshin “Skenderbeu” nё Klinё.

Nё kёtё kuletё kishte tё holla prej njёmijё e shatёqind (1700) euro.
Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Klinё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla.

Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.