75 Mall Live Search
22:32 / E Enjte, 28 Prill 2022 / OSH

Klinë/ Sulm me armë ndaj dy biznesmenëve – njëri vdes

IndeksOnline raportoi më parë se një gjuajtje me armë ka ndodhur në fshatin Volljakë, në rrugën Klinë-Gjakovë.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se dy biznesmenë, pronarë të një autosalloni u sulmuan me armë, me c’rast nga plagët e marra njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Rastin ka ndodhur tek restorant Guri i Zi.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

““Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Fadil Gashi./IndeksOnline/