10:34 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Klinika amerikane “Dr. Behar Kusari”, së shpejti sjell në Kosovë ekspertin me 29 vjet përvojë për infertilitet, dr. Hakan Kozinoglu!

Klinika amerikane “Dr. Behar Kusari”,  vazhdon të sjellë mjekët më të njohur të fushës së infertilitetit dhe trajtimit të çifteve me probleme rreth shtatzënësisë.

Kjo klinikë që cilësohet të jetë ndër më prestigjiozet në vend për trajtimin e pacientëve në fushën e gjinekologjisë, do të sjellin  së shpejti në Kosovë mjekun me përvojë 29- vjeçare në fushën e infertilitetit, dr. Hakan Kozinoglu, i cili vjen nga Turqia.

Ai do të sjell  metodat më të avancuara shkencore dhe praktike në trajtimin e çifteve që kanë probleme me shtatzënësi dhe infertilitetin në përgjithësi.

“Duke ndërlidhur përvojën 29 vjeçare të Dr. Hakan si drejtor i disa Spitaleve në Turqi së bashku me embriologët e Klinikës dhe stafin tashmë mbi 13 vjet në qasjen ndaj pacientëve, jemi të lumtur që pacientët kanë mundësinë të gjejnë zgjidhjet në Kosovë dhe t’u mundësohet lumturia e të bërit prindër”, bëhet e ditur nga kjo klinikë.

Ndryshe dr. Hakan, është emër i njohur në botë në fushën  e infertilitetit dhe me një biografi shkencore shumë të pasur, duke qenë edhe si konsulent dhe ligjërues në shumë qendra trajtuese të infertilitetit në Evropë dhe Amerikë.

Për më shumë klinikoni në linkun http://www.hakankozinoglu.com/, ose në https://american-art.net/staff/.

Për shkak të kërkesave të mëdha, për të caktuar paraprakisht terminet falas për konsultë me dr. Hakan Kozinoglu, ju lutem telefononi në 044/045 126 188 ose 038 606 116 apo na shkruani në info@american-art.net.

Me sloganin “Ne e bëjmë të mundur”, klinika amerikane “Dr. Behar Kusari” tashmë shumë vjet ka sjell gëzim për shumë çifte, duke vazhduar traditën e të parit, i cili themeloi këtë institucion, dr. Behar Kusari.

Me dr. Hakan Kozinoglun, do të vazhdohet me këtë  ritëm të suksesit për çiftet që kërkojnë zgjidhje në problemet me shtatzënësi.