75 Mall Live Search
14:34 / E Hënë, 23 Janar 2023 / S Z

Klinika e Kirurgjisë Vaskulare kryen 1202 operacione brenda një viti

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë vitit 2022 sipas raportit të punës, janë realizuar 1 mijë e 202 e ndërhyrje kirurgjike.

Prej tyre, janë kryer 316 vena varikoze, 102 urëzime (bypass) në ekstremitete, 44 intervenime në arteriet e qafës (karotide), 21 zgjerime të aortës abdominale (aneurizma) dhe 251 fistula arterio-venoze.

Për 12 muaj, janë kryer edhe 468 operacione të llojeve tjera si: intervenime për shkak të lëndimeve të enëve të gjakut, ekscizione të tumoreve dhe malformacioneve vaskulare, vendosje të porteve për kimioterapi, operacione në gjëndrën tiroide dhe operacione për shpute diabetike.

Në Ambulancën Specialistike të Kirurgjisë Vaskulare janë bërë 8 mijë e 164 vizita, derisa në klinikë kanë qenë të shtrirë 1 mijë e 405 pacientë për trajtim.

“Klinika e Kirurgjisë Vaskulare ka arritur të zvogëlojë listën e pritjes të operacioneve për vena varikoze dhe ka bërë plane për ngritjen e kapaciteteve për kirurgji endovaskulare”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/.