08:45 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Klinika Emergjente e mbingarkuar, 260 raste për 24 orë

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka qenë e mbingarkuar në 24 orët e fundit.

Sipas statistikave të kësaj klinike, 260 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Nga 260 sa ishin gjithsej 56 raste morën shërbime mjekësore në dhomën e reanimimit (dhoma e kujdesit të avancuar emergjent), 58 të tjerë raste ishin të natyrës kirurgjike dhe 85 morën shërbime në dhomën internistike, transmeton Indeksonline.

Kurse u ofruan edhe 45 shërbime ortopedike, përderisa kishte 15 raste që kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e aksidenteve në trafik./Indeksonline/