75 Mall Live Search
12:12 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / OSH

“Klinika Emergjente e mbipopulluar me pacientë”

Në takimin e Komitetit konsultativ për menaxhimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë, drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani, ka thënë se klinika që ai udhëheq është e mbipopulluar me pacientë.

Ai  ka kritikuar institucionet, që sipas tij para 3 javëve nuk kanë reaguar, ndërsa tani pas zgjedhjeve flasin për rritje të masave.

“Klinika Emergjente është e mbipopulluar me pacientë. Deri para 3 jave nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet, kurse tashti pas zgjedhjeve po flasim për rritje masash. Ka një stërmbushje me pacientë në spitalet tona”, ka thënë Lenjani.