75 Mall Live Search
13:04 / E Premte, 08 Korrik 2022 / B O

Klipi i Don Xhonit i kopjuar totalisht, demaskohet “Katile” i reperit kosovar

Don Xhoni ka lansuar mbrëmë projektin e ri të quajtur “Katile”. Projekti është publikuar me një videoklip joshës në të cilin shfaqet modelja shqiptare, Megi Pojani.

Megjithatë, klipi po del se është pothuajse në masë të madhe i kopjuar.

Skenat janë krejt të ngjashme me klipin që ka publikuar artisti armen Oksy Avdalyan me Super Sakon tre javë më parë.

Që nga fillimi e deri në fund, mund të shihni detajet e kopjuara të klipit të Don Xhonit nga këngëtarët armenë.

Mjafton të shikoni të dy klipet, dhe do të bindeni./Indeksonline/