14:09 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Klitschko këshillon Joshuan për meçin ndaj Ruiz Jr

Anthony Joshua është i gatshëm për revanshin e tij me Andy Ruiz Jr. Joshua është këshilluar me Vladimir Klitschkon para meçit të revanshit me Andy Ruiz Jr.

Boksieri britanik ka bërë të ditur se ka qenë në kontakt me legjendën e boksit – ish kundërshtar i tij në ring – para pëballjes së re me meksikanin të shtunën mbrëma në Arabinë Saudite.

“Klitschko më ka treguar se ku kisha gabuar”, deklaroi Joshua për “Dazn”-in.

“Por, ai nuk e bën nëpërmjet Internetit. Ai e respekton ekipin tim dhe më respekton mua si person. Për këtë arsye ai më ka kontaktuar”, u shpreh britaniku.

Joshua është në mision të hakmarrjes për t’i rikthyer brezat e humbur në duelin e parë me Ruiz Jr në New York në qershor.