75 Mall Live Search
12:23 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / C E

Klitschko: Jam i lumtur që jam ukrainas, presim luftë të ashpër

Kryetari i Kievit dhe ish-boksieri i njohur ukrainas Vitali Klitschko ka folur sot për “CNN”, ku ka treguar se përgjatë kohës sa kishte përfaqësuar shtetin e tij, kurrë nuk ka qenë më krenar se tani që i përket nënshtetësisë ukrainase.

Momentalisht, është duke u zhvilluar dita e shtatë e agresorit rus kundër shtetit të Ukrainës, ku janë duke vazhduar bombardimet.

Kryetari i Kievit Klitschko ka bërë thirrje tani që të gjitha shtetet nga anë e mbanë bota të përkrahin Ukrainën, sepse pa mbështetje do të jetë e pamundur që të mbijetojnë.

Duhet të qëndrojmë të gjithë së bashku. Kjo luftë nuk është vetëm për Ukrainën. Është një sfidë për të gjithë botën moderne, për të gjithë botën demokratike. Ne presim një luftë të ashpër, por ne jemi duke luftuar për familjet tona”, tha Klitschko.

Po ashtu, Klitschko tregoi që momentalisht situata me elektricitet, ujë dhe nxehtësi është e qëndrueshme, ku autoritetet përkatëse janë vazhdimisht në komunikim me Kryqin e Kuq dhe organizata të tjera humanitare, të cilat veçse kanë dërguar ushqim dhe përkrahje të ndryshme drejt kryeqyteti ukrainas.