Klitschko për Usykun: Ishte masterklas, tregoi shpirtin tonë të pathyeshëm!

Wladimir Klitschko, ish-kampioni i botës në boks ka komentuar fitoren e Oleksandr Usykut mbrëmë ndaj Daniel Dubois.
Klitschko përmes rrjeteve sociale ka thur lavde për bashkëvendasin e tij, i cili vazhdon të mbetet kampion i botës i pathyeshëm, shkruan Indeksonline
“Kampion. Je një ikonë e vërtetë e ringut të boksit. Ishte një mastërklas mbi qendrueshmërinë, duke nxjerrë në pah shpirtin tonë të pathyeshëm, që kapërcejmë forcën përmes vendosmërisë dhe vullnetit të pastër”, ka shkruar Klitschko në rrjetet sociale
Kujtojmë që Oleksandr Usyk e mposhti Duboisin me nokaut në raundin e pestë. Kjo ishte fitorja e dytë e ukrainasit ndaj boksierit britanik./Indeksonline/
Champ, @Usykaa you’re a true icon in the boxing ring. This was a masterclass in resilience, highlighting the indomitable spirit of us🇺🇦 Ukrainians who overcome strength through sheer determination and willpower. pic.twitter.com/oZ5HEjNKl1
— Klitschko (@Klitschko) July 20, 2025