11:19 / E Enjte, 03 Mars 2022 / B O

Klitschko sjell të rejat e fundit nga Kievi, ka lajme të mira

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko ka sjellur raportin e fundit për situatën në Kiev të Ukrainës.

Ish-boksieri i famshëm ka njoftuar se situata është e vështirë, por nën kontrollin e plotë të ukrainasve.

Klitschko ka njoftuar poashtu se kanë shkatërruar gjatë natës disa baza të armikut.

“Situata në qytet është e vështirë, por e kontrolluar. Kemi shkatërruar disa sisteme të ushtarake të armikut. Qyteti po gjallërohet dhe po punon. Dhe ne do ta mbrojmë atë” ka thënë ndër të tjera Klitschko./Indeksonline/