Klitschko vozit “Leopardin” gjerman: “Faleminderit Gjermani”

Wladimir Klitschko ka ngarkuar një video në rrjetet e tij sociale duke drejtuar një prej tankeve që Gjermania ka dërguar për trupat ukrainase një vit pas pushtimit rus.
Ministria gjermane e Mbrojtjes njoftoi se po shtonte katër tanke Leopard 2 më shumë se sa ishte planifikuar për Ukrainën, duke e çuar numrin total nga 14 në 18, shkruan IndeksOnline.
Klitschko është ngjitur në njërën prej tyre dhe ka regjistruar një mesazh në të cilin falënderon Gjermaninë duke iu referuar tankut me pseudonimin mace.
"Thank you, Germany! Thank you, the free world for all you do for us Ukrainians!" – world boxing champion Volodymyr @Klitschko tried out the Leopard tanks. pic.twitter.com/P7zPWj1cX7
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) February 25, 2023
“Nuk e kisha menduar kurrë një vit më parë se do ta drejtoja këtë mace”, tha ai në video.
“Një vit i luftës në Ukrainë, një vit vuajtjesh, një vit i forcimit të vullnetit tonë më të fortë se kurrë, po aq të fortë sa ky tank.
“Faleminderit Gjermani, faleminderit botës së lirë për gjithçka që bëni për ne”.