21:02 / E Mërkurë, 29 Dhjetor 2021 / AR

Kllokoqi reagon ndaj Muratit për TVSH-në: More rrenc…

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se nga 1 janari rikthehet TVSH-ja 18 për qind për gastronominë.

Pas kësaj deklarate ka reaguar kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi.

Ai thotë se ministri Murati i pati thënë në sy se TVSH-ja për gastronomët do të jetë 8 për qind sa të ketë pandemi.

Morre RRENC, ne tavolin me ke premtu mu e atyre qe ishin me mua qe tvsh-ne ki me vazhdu ne 8% sa te egziston pandemia. Jo që nuk na ndihmuat por edhe po na fundosni. Eshte hera e parë qe nje politikan me rren ne sy , mfalni per shprehjen RRENC po pernime jom ZHGENJY“, ka shkruar Kllokoqi në Facebook./Indeksonline/