Kllokot: Rrahë familjarët e tij, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar dje në Kllokot, pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj disa anëtarëve të familjës së tij.
I dyshuari madje kishte tentuar të sulmojë fizikisht edhe zyrtarët policorë, të cilët po merreshin me rastin, njofton Indeksonline.
Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në trajtim psikiatrik, me urdhër të prokurorit.
Rasti shkon në procedurë të rregullt.