Kllokoti voton pa garë për kryetar
Komuna e Kllokotit është e vetmja komunë me shumicë serbe që ka hyrë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Megjithatë, gara në këtë komunë është vetëm formale, pasi në fletëvotim është vetëm një kandidat.
Kjo pasi kandidati i Unitetit Kombëtar Serb, Sreqko Pasiq u tërhoq nga gara më 3 nëntor dhe i është bashkuar Listës Serbe.
Si rezultat, i vetmi kandidat për kryetar të Kllokotit mbetet Bozhidar Dejanoviq nga Lista Serbe.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 320 qytetarë, nga gjithsej 4 mijë e 181 votues sa figurojnë në listë./Klan Kosova

