14:09 / E Martë, 12 Shtator 2023 / AR

Klonoi veten përmes Inteligjencës Artificiale, modelja fiton 20 mijë dollarë në muaj

Sika Moon, një modele 28-vjeçare nga Berlini e përdori inteligjencën artificiale për të krijuar një klon të vetes dhe për të fituar para në platformat për të rritur.

Sika tha për DailyMail, se kloni i saj ka më shumë tërheqje për publikun se ajo dhe gjithashtu mbledh më shumë para.

Moon ka qenë aktive në industrinë e pornografisë për rreth pesë vite, por thotë se kurrë nuk ka mundur të fitojë 20,000 dollarë në muaj si “kloni i saj virtual”.

“Pas pesë vitesh punë në industrinë e argëtimit për të rritur, u lodha nga puna përsëritëse dhe jo kreative në këtë biznes. Vendosa t’i kthehem krijimit të artit dhe u magjepsa nga mundësitë e krijimit të mbështetur nga Inteligjenca Artificiale. Kështu, e rikrijova veten me ndihmën e mjeteve të inteligjencës artificiale për t’u bërë vajza që kam ëndërruar gjithmonë. Unë dua të jem perfekte, përgjithmonë e re, seksi në çdo minutë të ditës, inteligjente dhe me personalitetin tim, Kloni im virtual bazohet në fytyrën dhe trupin tim të vërtetë dhe është pjesë e imja. Unë e dua atë”, tha Moon.