75 Mall Live Search
11:28 / E Enjte, 11 Maj 2023 / B O

Klopp afër blerjes së parë, 55 milionë për mesfushorin uruguajan

Jurgen Klopp e ka piketuar mesfushorin e Uruguajit, Manuel Ugarte si blerjen e parë të verës. Mesfushori i Sporting Lisbon pëlqehet mjaft nga trajneri i Liverpoolit dhe bisedimet për këtë transfer kanë filluar.

Raportohet se Klopp është i gatshëm të paguaj klauzolën e lirimit të lojtarit prej 55 milionë eurosh. Agjenti i lojtarit, Jorge Chijane e ka konfirmuar sot se Liverpooli është i interesuar për shërbimet e Ugartes.

22 vjeçari është njëri nga futbollistët më të mira në Evropë në të gjitha logat për ndërhyrje të sakta në mesfushë./Indeksonline/